Një rast i dhunës në familje është raportuar në orët e hershme të mëngjesit në Fushë Kosovë, ku një i ri dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij pas një mosmarrëveshjeje të çastit.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 25.01.2026, rreth orës 04:40 në rrugën “Nënë Tereza”.
Burime nga rasti bëjnë me dije se i dyshuari D. N dyshohet se ishte zgjuar nga një zhurmë dhe e ka akuzuar motrën e tij, viktimën A. N se ajo e kishte shkaktuar zhurmën, çka ka çuar në përshkallëzim të situatës dhe konflikt fizik.
Në momentet pasuese, dyshohet se i dyshuari e ka goditur viktimën disa herë me grushte në trup.
Sipas të dhënave , viktima nuk ka pësuar lëndime trupore dhe nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore, por rasti është trajtuar si “Dhunë në familje”.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë, në Qendrën e Mbajtjes.



Të tjera
Synon udhëheqjen e LDK-së/ Analistët: Hap i guximshëm, Hoti mund ta unifikojë LDK-në, figurë serioze dhe me profil të lartë
Me përulje për viktimat e 7 tetorit, Rama nis vizitën zyrtare në Izrael
Lladrovci në Izrael, planifikon takime me homologë, biznesmenë dhe sipërmarrës