Të gjithë e përdorim telefonin para se të flemë për të shfletuar në rrjete sociale, për të luajtur ndonjë lojë apo për ta përdorur ndonjë aplikacion të ri që e kemi marrë.
Pavarësisht se çfarë bëni para gjumi me telefonin tuaj, ekspertët thonë se është koha ta largoni këtë shprehi, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë zbuluar se përdorimi i telefonave të mençur gjatë natës ndërlidhet me tri probleme shëndetësore:
1: Rritje të rrezikut të kancerit
Rritja e ndriçimit gjatë natës shpie në kualitet të keq të gjumit dhe kjo e rritë rrezikun e kancerit, e posaçërisht të kancerit në gji dhe prostatë.
Melatonina është antioksidant dhe armë natyrale e trupit kundër kancerit, por shtypet nga drita e kaltër që e lirojnë telefonat e mençur.
2: Humbja e gjumit
Drita e kaltër e pengon prodhimin e melatoninës dhe ky hormon e rregullon ciklin e gjumit në trup. Nëse trupi mbetet pa gjumë, atëherë cikli i çrregullt i gjumit shpie edhe në probleme tjera si depresioni, shtimi i peshës, problemet me memorie, problemet kardiovaskulare, etj.
3: Dëmtimi i syve
Ekspozimi në dritë të kaltër gjatë natës shpie në dëmtim të retinës dhe në degjenerim makular, i cili është humbje e vizionit qendror apo aftësia për të parë para juve. /Telegrafi/


Të tjera
Propaganda ruse për Ukrainën dhe Kosovën po përhapet edhe në mediat në gjuhën shqipe
Strategjia ‘Serbia 2030’ shpërfaq pretendimet territoriale ndaj Kosovës
Burrat më të gatshëm për divorc pas tradhtisë