Gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) vendosi të garojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, duke përfunduar kështu mundësinë e koalicioneve parazgjedhore me parti të tjera.
Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Imri Ahmeti, tha se Këshilli i Përgjithshëm i ka dhënë kryetarit Lumir Abdixhiku autorizimin për të vazhduar negociatat me parti të tjera për përfshirjen e emrave të mundshëm brenda listës së LDK-së, duke përmendur mundësinë e përfshirjes së Fatmir Limajt.
“Natyrisht që ka pasur negociata, struktura është ajo që ka pasur impaktin më të madh në vendimmarrje. Tani për tani Këshilli i Përgjithshëm i dha autorizim prap kryetarit Abixhiku që të vazhdojë negocimin për hyrje brenda listës për deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës është e vendosur që të shkojë në garë pa koalicione, por brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës mund të ketë edhe emra të tjerë”.
“Natyrisht që KP i dha autorizim kryetarit që të vazhdojë negociatat, por koalicione nuk do të ketë, sepse ka mbaruar ai afat”, tha Ahmeti pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
Ky vendim vjen në një kohë kur partitë politike po finalizojnë listat për zgjedhjet, ndërsa qytetarët presin të njohin ofertën elektorale të secilës parti.
Afati për koalicione parazgjedhore ka përfunduar mbrëmë.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë