Pse Sekretari amerikan i Luftës po i shkarkon gjeneralët e ushtrisë amerikane?

Pse Sekretari amerikan i Luftës po i shkarkon gjeneralët e ushtrisë amerikane?

Paranoja e Sekretarit amerikan të Luftës, Pete Hegseth, se mund të zëvendësohet në detyrë ka kontribuar në vendimin e tij për të larguar nga detyra gjeneralin më të lartë të ushtrisë amerikane.

Hegseth kërkoi dorëheqjen e gjeneralit Randy George, shefit të Shtabit të Ushtrisë, i cili konsiderohet një nga bashkëpunëtorët kryesorë të sekretarit të ushtrisë Dan Driscoll, pikërisht ndërsa SHBA-ja është e angazhuar në konfliktin me Iranin. Arsye zyrtare nuk u shpjeguan në publik.

Burime të brendshme thanë se Hegseth është tepër i shqetësuar se mund të humbasë pozicionin e tij dhe që Driscoll, i cili shikohet si pretendenti kryesor për ta zëvendësuar, mund ta zëvendësojë atë, shkruan newyorkpost.

Për këtë arsye, Hegseth ka nisur të largojë zyrtarë dhe oficerë që ai i sheh si të lidhur me Driscollin.

Në këtë “pastrim” janë përfshirë edhe gjeneralë të tjerë të lartë, duke bërë që Hegseth të ndryshojë udhëheqjen në ushtri në një kohë të ndërlikuar.

Driscoll është mik i ngushtë i zëvendëspresidentit të SHBA-së J.D. Vance, dhe emri i tij është përmendur si kandidat potencial për ta zëvendësuar Hegsethin në postin e shefit të ushtrisë.

Hegseth ka mohuar tensionet, por ekspertët vlerësojnë se këto lëvizje kanë shkaktuar paqartësi dhe trazira brenda Pentagonit, sidomos në një kohë kur vendi është i përfshirë në operacione kritike ushtarake.