Me afrimin e pranverës shtohet qarkullimi i gjakut dhe sekretimi i djersës. Me këto reagime trupi ynë do të harxhojë më shumë oksigjen, duke pakësuar oksigjenin në tru.
Për këtë trupi ynë do të frenojë aktivitete mendore për të ulur harxhimin e oksigjenit dhe qarkullimin e gjakut në tru. Për këtë ndihemi të përgjumur në pranverë.
Megjithatë, përgjumja gjatë pranverës mund të lëshojë sinjale paralajmëruese për disa probleme të fshehura. Sot do të flasim hollësisht për këto probleme.
“Përgjumja në pranverë” mund të jetë një lloj shpëtimi psikologjik Sipas mjekësisë kineze në pranverë, ndryshimi i madh i temperaturës mes natës dhe ditës mund të shkaktojë luhatje të madhe psikologjike.
Prandaj, në pranverë shtohen simptomat e sëmundjeve psikologjike.
Sipas studimeve, përgjumësia e tepërt mund të jetë një lloj shpëtimi psikologjik, që do të thotë se personat që nuk dëshirojnë përballimin e sfidave dhe tensionit të përditshëm preferojnë të flenë për një kohë tepër të gjatë.
Personat që kanë “Përgjumësi në pranverë” për shkak të presionit psikologjik duhet të kërkojë ndihmën e psikologut.



Të tjera
Botox në fytyrë? 6 gjëra që duhet të keni parasysh
Mediet sociale dëmtojnë shëndetin mendor të adoleshentëve, sipas studimit
Këshilla për një gjumë të rehatshëm