Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, diskutoi në Rubikon të Klan Kosovës edhe për takimin e djeshëm me homologun nga LDK-ja, Lumir Abdixhikun.
“Këto janë takime të rregullta, nuk është ndonjë lajm i veçantë, ne kemi takime të rregullta”, ka thënë Limaj, njofton Klankosova.tv.
“Z. Abdixhiku e ka paralajmëruar edhe para disa ditësh një takim që e kemi lënë, kemi takime të rregullta, ka raste me qenë të hënën [kur dështoi formimi i qeverisë], për shkak të agjendave tona”.
“Njëherë ka pasë me ndodhë të premten. Takimi i së hënës, që me e përmbledhë, është natyrisht…takohen dy kryetarë partish, një parti siç është LDK-ja dhe drejtuesi i saj që ka një peshë të jashtëzakonshme në skenën politike”.
Ai shtoi se dyshja folën për shqetësimet dhe brengat e situatës aktuale të mosformimit të qeverisë.



Të tjera
Ushqimet që nuk lejohen para gjumit dhe ato që preferohen
Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelësi i sigurisë në Evropë
VV-ja dhe AAK-ja nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në Prizren