Të zgjohesh në mëngjes me ndjesinë e lodhjes, edhe pse ke fjetur tetë orë, është një përvojë zhgënjyese dhe e zakonshme për shumë njerëz. Shumë prej nesh e konsiderojnë gjumin e mjaftueshëm si çelësin për të qenë energjik dhe produktiv gjatë ditës. Por nëse, pavarësisht orarit të rregullt të gjumit, ti zgjohesh ende i rraskapitur, atëherë ka të ngjarë që trupi yt po përpiqet të të japë disa sinjale të rëndësishme. Le të zbulojmë arsyet që mund të fshihen pas kësaj lodhjeje të vazhdueshme.1 Cilësia e gjumit është më e rëndësishme se sasia
Nuk mjafton të flesh tetë orë – rëndësi ka si fle gjatë atyre orëve. Nëse gjumi yt ndërpritet shpesh, nëse ke shqetësime si gërhitja ose apnea e gjumit (ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit), trupi yt nuk arrin të kalojë në fazat më të thella dhe restauruese të gjumit. Kjo do të thotë që edhe pse zgjohesh për një kohë të gjatë, truri dhe trupi nuk rigjenerohen plotësisht.2 Stresi dhe ankthi të konsumojnë edhe në gjumë
Trupi yt mund të jetë në shtrat, por nëse mendja është ende në “modalitet pune”, atëherë nuk do të përfitosh nga një pushim i vërtetë. Stresi kronik dhe ankthi ndikojnë në ciklin e gjumit duke e bërë atë të cekët dhe joefikas. Në këtë rast, lodhja në mëngjes është një thirrje që trupi yt ka nevojë për çlodhje të vërtetë, jo vetëm fizike, por edhe mendore.3 Mungesa e vitaminave dhe ushqyerja e dobët
Të tjera
BE ia jep 7.5 milionë euro për ta rritur qëndrueshmërinë energjetike të Kosovës
Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën
Bllokohet propozimi i Cvijanoviqit për ta nominuar Trumpin për Çmimin Nobel