“Pshtim prej neve s’ka, simbolet e Kosovës do të qëndrojnë aty” – Katër kryetarët e komunave veriore paralajmërojnë fitore e sfidë të fortë

Kryetarët aktualë dhe kandidatët për katër komunat veriore shprehin optimizëm dhe vendosmëri për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025, duke paralajmëruar një garë të fortë dhe përballje me sfida të shumta politike.

Katër kryetarët e komunave janë shprehur të bindur se do të fitojnë edhe përkundër ndikimit serb, me të cilin ballafaqohen.

Izmir Zeqiri, kryetar aktual dhe kandidat i PDK-së për Zubin Potok, ka theksuar se synon fitore dhe se gara këtë vit është historike, me nëntë subjekte në listë.

“Unë kur i futem garës, i futem për të fituar. Historikisht është hera e parë që garojmë nëntë subjekte në Zubin Potok, kjo është e rëndësishmja e këtyre zgjedhjeve. Unë ju uroj të gjithë qytetarëve që të zgjedhin më të mirin, mirëpo unë konsideroj se kam ofruar ofertën më të mirë dhe kam dhënë dëshminë më të mirë. Tash kanë për të votuar për të mirën dhe te keqën, unë e di se e kam dëshmuar që jam më i miri. Ju bëj thirrje të gjithëve që të votojnë për PDK-në. Po të mos kishin qenë presionet e indikacionet tjera që në forma të ndryshme i bën Lista Serbe për t’i kthyer votat prej veti, besoj që do ua kisha marrë. Unë besoj akoma, mirëpo jemi gjatë subjekte serbe e tri shqiptare – Lista Serbe po e provon që t’i marrë votat, po hetohet qoftë me premtime, e qoftë me disa pagesa e paga e presione në një formë duke i quar tradhtar. Për kundër të gjitha këtyre sfidave, besoj që do ta kem një përkrahje edhe nga një pjesë e qytetarëve serbë, mirëpo sidoqoftë në garë jemi dhe unë e synoj fitore”, deklaroi ai.

Nga ana tjetër, Lulzim Hetemi, edhe kryetar aktual dhe kandidat i LVV-së për Leposaviq, ka theksuar se puna e tij ka krijuar infrastrukturën dhe bazën për zhvillim, që cilido kryetar që zë pozitën e tij do t’i ketë simbolet e njëjta – ato të Republikës së Kosovës.

“Nuk hyhet gjithmonë në garë për të fituar. Ne në Komunën e Leposaviqit e kemi krijuar infrastrukturën pa marrë parasysh kush do të fiton, ai duhet me ardhë me ndërrua kryetarin Hetemi për të vazhduar me të gjitha simbolet, zyret edhe punëtorët që i kam aty për me punua për Republikën e Kosovës. Unë jam i bindur, sepse kemi punuar shumë. Hetemi ka punuar më shumë se Lista Serbe gjatë 20 e sa kusur vjet. Unë kur kam shkuar kam menduar se Leposaviqi është një komunë në Zvicër. Kam menduar ashtu, sepse ata kanë marrë para me thasë nga të dyja anët dhe vetëm i kanë çuar dika tjetër, konkretisht në Beograd. Pas luftës edhe pse ishte qyteti im, e kam pas të ndaluar të shkoj aty. Po të mos i kishim këta kriminelë që neve na kanë keqtrajtuar gjatë dy viteve dhe qytetarin e vet, i bindur jam se kisha dal fitues”, deklaroi ai.

Erden Atiq, kryetar aktual dhe kandidat i LVV-së për Mitrovicën e Veriut, shpreh optimizëm dhe thirrje për qytetarët që të mos bien pre e dezinformatave.

Të katër kandidatët bëjnë thirrje për pjesëmarrje aktive dhe mbështetje nga qytetarët, duke theksuar se fituesi do të jetë ai që ofron qeverisje të qëndrueshme, mbrojtje të interesave dhe respekt të ligjit në komunat veriore të Kosovës.