Ambasada britanike në Prishtinë është shprehur e kënaqur që po bashkëpunojnë me BAE Systems Digital Intelligence dhe Arcus Security për zhvillimin e softwerit zgjedhor dhe përmirësimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës zgjedhore.
Ekipi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u falënderua për “punën e palodhur dhe bashkëpunimin e shkëlqyer”.
“Falënderime për partnerët tanë dhe për ekipin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për gjithë punën e palodhur dhe bashkëpunimin e shkëlqyer për të siguruar një proces zgjedhor të qetë dhe transparent, si dhe për të mundësuar publikimin e shpejtë dhe të saktë të rezultateve në kohë reale”, thuhet në një postim të ambasadës britanike në Facebook.



Të tjera
Veprime të pa ndryshuara, rrezikon lidershipin e PDK-së
Kosova dhe Mali i Zi forcojnë partneritetin për çështje rajonale
Si t’i bëni flokët bishtalec, lehtë dhe bukur?