Policia e Kosovës mbrëmë pas mesnate ka arrestuar katër të rinj serbë në Mitrovicë të Veriut, të cilët dyshohet se kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë që ishin në patrullim.
Të dyshuarit që u prangosën janë të moshës 21-23 vjeçare, të cilët kanë qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e sulmit.
Të arrestuarit janë: Vuk Jovic, Rastko Nedeljkovic, Matija Milic dhe Lazar Kovacevic.
Nëpër rrjete sociale tashmë janë publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimit të tyre.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast u bë e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.



Të tjera
Su*lmi ndaj Iranit nuk ka bazë në të drejtën ndërkombëtare
Çaji i zi, një aleat për të humbur peshë
Çfarë po ndodh me Chelsean? Tash e dërrmon Evertoni