Publikohen pamjet, të paktën pesë aeroplanë luftarakë shoqërojnë Air Force One në udhëtimin e Trump drejt Arabisë Saudite (Video)

Publikohen pamjet, të paktën pesë aeroplanë luftarakë shoqërojnë Air Force One në udhëtimin e Trump drejt Arabisë Saudite (Video)

Air Force One po i afrohej Arabisë Saudite dhe të paktën pesë aeroplanë luftarakë thuhet se po e shoqëronin aeroplanin e presidentit amerikan ndërsa ai po bëhej gati për ulje.

Kjo është paraqitur edhe në një video e cila është shpërndarë nga zëvendësshefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Dan Scavino.

Kujtojmë se Donald Trump sapo ka zbarkuar në Arabinë Saudite për të nisur turneun e tij të rëndësishëm tre-ditor në Lindjen e Mesme.

.

Ky është udhëtimi i tij i parë i madh diplomatik jashtë vendit i mandatit të tij të dytë dhe do të përfshijë gjithashtu vizita në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një ‘Kullë Trump’ në Damask dhe jo vetëm – zbulohet ‘strategjia e udhëheqësit të ri të Sirisë për të joshur presidentin e SHBA-së’

Dhe siç vlerësojnë mediat, kjo shënon fillimin e një “jave tepër historike” si për Lindjen e Mesme ashtu edhe për SHBA-në., përcjell Telegrafi.Ato kujtojnë se princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, tashmë ka premtuar rreth 600 miliardë dollarë investime dhe thotë se “ky udhëtim do të jetë për biznes të madh dhe investime të mëdha”.