Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK kanë bërë publike marrëveshjen e tyre të koalicionit, e cila sipas palëve nënshkruese paraqet një zotim të përbashkët për forcimin e institucioneve dhe thellimin e proceseve demokratike në vend, përcjell KosovaPost.
Në dokumentin e nënshkruar thuhet se bashkëpunimi synon garantimin e një qeverisjeje transparente, të përgjegjshme dhe në shërbim të qytetarëve.
“VETËVENDOSJE!, Guxo, Alternativa dhe PDSHK janë subjekte politike që, ndër vite, kanë kontribuar në mbrojtjen e interesit publik, në avancimin e barazisë qytetare dhe në ruajtjen e karakterit republikan të shtetit. Secila prej tyre sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë të akumuluar dhe përgjegjësi të dëshmuar në angazhimin e tyre publik”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Sipas tyre, secila nga partitë pjesëmarrëse sjell vlera të qëndrueshme politike, përvojë në veprimtarinë publike dhe një traditë të angazhimit shoqëror, të cilat pritet të reflektohen në funksionimin e koalicionit.
The post Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti të tjera appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Morena Taraku nuk e bleu me para “Bentlyn” luksoz, kjo është mënyra
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Mësohen kundërshtarët e mundshëm të Kosovës në rast kualifikimi në Kupën e Botës 2026