Një audio-përgjim i ri është publikuar në “Debat Plus” duke zbuluar një bisedë mes Hysri Selimit, tashmë i arrestuar nën dyshimet për spiunazh në favor të shërbimit sekret serb – BIA, dhe Igor Babiq, oficer i këtij shërbimi serb.
Në sfond të bisedës dëgjohet muzikë serbe, ndërsa dyshja diskutojnë për një takim të dështuar dhe një thirrje të humbur telefonike, në një komunikim që ngre dyshime të forta për lidhje të drejtpërdrejta mes Selimit dhe strukturave të inteligjencës serbe.
Në pjesën e publikuar të përgjimit, Selimi dhe Babiq komunikojnë me një gjuhë familjare, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimi mes tyre nuk është i rastësishëm.
Pjesë nga përgjimi:
Hysri Selimi: Ti ke telefon… ti ke…
Igor Babiq: Por të kam telefonuar o vëlla. Tash do ta shohësh thirrjen e munguar.
Hysri Selimi: Kur të kem sinjal ndoshta. Eh, po ka një thirrje të munguar.
Igor Babiq: Po, por kam menduar se do të rrish mes kishës e shtëpizave. A po kupton, aty mund të shihja.
Të tjera
Tifozët suedezë shijojnë birrat dhe mikpritjen e ngrohtë në Prishtinë, presin një ndeshje të fortë sonte
Ragip Xhaka reagon ashpër pas ndeshjes Zvicër-Kosovë
Aviokompania gjermane njeh kufijtë kushtetues të Kosovës