Egli Tako është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi publiku i dha edhe një shans për të vazhduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania 4.
Pas largimit vullnetar disa ditë më parë për arsye shëndetësore, këngëtarja shprehu dëshirën për t’u rikthyer, dhe televotimi i hapur vendosi fatin e saj në këtë garë.
Në spektaklin “Prime” të së shtunës, prezantuesi Ledion Liço njoftoi se Egli mund të rikthehej në shtëpi vetëm nëse publiku e votonte pro.
Me shumicë votash, publiku vendosi ta rikthejë atë në lojë, por me një kusht të veçantë: Nëse ajo arrin të fitojë BBVA 4, do të marrë vetëm gjysmën e çmimit të madh, pra 50 mijë euro.
Ky vendim është një precedent i ri në historinë e Big Brother VIP Albania, duke sjellë një rregull të paprecedentë për një banor që rikthehet pas një largimi vullnetar.



Të tjera
Një gotë ujë esëll në mëngjes, përfitime të jashtëzakonshme
Këtë çaj nuk duhet ta pini para gjumit
Këshilla kundër dhjamit në bark