Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se pas kërkesave dhe përpjekjeve të vazhdueshme, siç thuhet në njoftim, menaxhmenti ka pranuar dhënien e një bonusi prej 400 euro neto, për të gjithë punëtorët e KEK-ut, transmeton KosovaPost.
Ky vendim sipas kësaj sindikate, përbën një njohje të merituar për punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë të punonjësve.
“Ky vendim përbën një njohje të merituar për punën, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë të punonjësve, të cilët çdo ditë përballen me sfida dhe sakrifica të mëdha”.
“Falënderojmë stafin menaxhues për reflektimin dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar në funksion të interesit të punëtorëve dhe rritjes së mirëqenies në vendin e punës. Në fundvit do të kemi sërish mundësinë për të avancuar më tej në drejtim të ngritjes së mirëqenies së punonjësve”, thuhet tutje në njoftim.



Të tjera
Thuaji lamtumirë celulitit me këtë scrub natyral me kafe
Pse s’duhet të mbajmë sekrete?
Kurti mbi 309 mijë vota, Konjufca 240 mijë, 10 më të votuarit në VV pas numërimit të rreth 90 përqind të votave