Një takim mes liderëve amerikan dhe rus është “në vëmendje”, tha zëdhënësi i Kremlinit.
Por, ndërsa Moska duket se po dërgon sinjale për gatishmërinë për një takim, cili është reagimi i Uashingtonit?
Një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut amerikan, Donald Trump është “i domosdoshëm në shumë drejtime”, por ende nuk është planifikuar, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Një takim i tillë është qartësisht në horizont”, shtoi ai, raporton euronews.
“Duhet të përgatitet siç duhet, dhe kjo kërkon përpjekje në disa nivele ekspertësh”, tha Peskov.
Por çfarë përfshijnë këto “përpjekje”?
Para së gjithash, angazhimin e Kremlinit për një armëpushim në luftën kundër Ukrainës, thotë Kurt Volker, ish-përfaqësues i posaçëm i SHBA për negociatat për Ukrainën gjatë administratës Trump.abc.new.al.



Të tjera
Pesë arsye pse duhet të bëni masazh
Pse rrudhen gishtërinjtë tuaj pasi të qëndroni nën ujë për një kohë
Pse burrat tradhtojnë edhe nëse kanë martesë të lumtur?