Putin udhëton drejt BE-së për herë të parë pas një kohe të gjatë

Vladimir Putin nuk ka shkelur këmbën në një kryeqytet të Bashkimit Evropian prej vitesh, dhe sigurisht jo që kur nisi pushtimin rus të Ukrainës në vitin 2022.

Arsyeja kryesore për këtë është urdhër-arresti i lëshuar kundër tij nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime lufte. Por Hungaria po tërhiqet nga GJPN-ja, dhe qeveria hungareze do të argumentojë se urdhër-arresti nuk ka efekt ligjor në Budapest.

Putini duhet të ndihet mes miqsh në Budapest – Kryeministri hungarez Viktor Orbán është një aleat dhe e vizitoi atë në Moskë vitin e kaluar, duke shkaktuar zemërim brenda Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, ngjarja do të jetë një njohje e madhe për Orbán-in, i cili tani ka mundësinë të presë si Putinin ashtu edhe Donald Trump-in.

Orbán-in ka nevojë për një moment të tillë politikisht. Ai ka qenë në pushtet që nga viti 2010, por përballet me zgjedhje në pranverë, të cilat sondazhet sugjerojnë se mund t’i humbasë.

Orbán është gjithashtu një aleat politik i Donald Trump-it dhe e takoi atë në fillim të kësaj jave në një samit në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, ku u nënshkrua armëpushimi në Gaza.