Lutjet private e publike të Alleksandar Vuçiqit ndaj Vlladimir Putinit, nuk arritën efektin e kërkuar.
Ndonëse presidenti i Serbisë iu përgjërua kryetarit të Rusisë që mos ta përmend, aq më pak publikisht, vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që shpalli pavarësinë e Kosovës veprim legal e që nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare, kreu i Kremlinit bëri sërish një gjë të tillë.
Gjatë një takimi që e kishte me disa gazetarë në Moskë, presidenti rus iu referua vendimit të GjND-ës së para 15 viteve, raporton Klan Kosova.
Kjo duke pretenduar sërish se sikur populli i Kosovës që u mbajt i pushtuar nga Serbia deri në çlirimin e saj në qershor 1999, edhe popullata e territoreve Luhansk e Donetsk, që Rusia i aneksoi nga Ukraina fqinje, dhe të cilat nuk njihen ndërkombëtarisht, kanë të drejtë për vetëvendosje.



Të tjera
22-shi i PDK-së, Besim Hasani: Nesër do të votojmë për jetën e secilit prej nesh, për të ardhmen tonë!
Fadil Geci për kandidimin e djalit të vëllait me listën e VV-së- ‘Eshtë mirë që ka mendim të kundërt’
Lumir Abdixhiku: Kryeqyteti punon fort edhe në dimër, LDK në Prishtinë nuk ndalet!