Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar sërish homologun e tij rus Vladimir Putin, duke thënë se ai po luan me zjarrin.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se “ajo që Vladimir Putin nuk e kupton është se nëse nuk do të isha unë, shumë gjëra të këqija do t’i kishin ndodhur tashmë Rusisë”, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
“E kam fjalën për gjëra vërtetë të këqija. Ai po luan me zjarrin”, ka shkruar tutje Trump.
Gjatë fundjavës, Trump tha se Putin ishte “çmendur plotësisht” pasi nisi sulme ajrore ndaj Ukrainës dhe shtoi se po shqyrtonte sanksione të reja ndaj Rusisë.



Të tjera
Sorensen mirëpret angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Automjetet
Qeveria do t’u ofrojë leje qëndrimi për 12 muaj studentëve dhe punëtorëve serbë
Kujdesi ndaj alergjive në stinën e pranverës