Kader Kicaj dhe Lumbardh Salihu kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme (e hënë) në emisionin “Kampionët” me Marina Vjollcën.
Ata janë pyetur rreth futbollit dhe preferencave të tyre, ndonëse modelja ka më pak informacione lidhur me këtë pjesë.

“Unë nuk nuk kuptoj shumë në futboll. E shikoj për ndonjë shoqe se unë e kam këtu një futbollist”, u shpreh ajo. Kjo deklaratë e bukuroshes nga Prizreni shkaktoi shumë të qeshura në studio.

Dyshja u njohën në Big Brother VIP Kosova 2, ku edhe krijuan një histori dashurie.
Ata tani kanë nisur planet për martesë dhe për të ardhmen e tyre.



Të tjera
Bëni këto gjëra çdo ditë që të ndiheni të lumtur
7 marsi, festa shqiptare e mësuesit
REL kishte informacion në tre vendime për incidentet në Paris dhe Berlin