Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një intervistë në FRONTAL ka folur për sulmin terrorist të Banjskës dhe për mënyrën se si Policia e Kosovës kishte arritur ta menaxhonte.
Qalaj ka lavdëruar Policinë e Kosovës për mënyrën se si kanë vepruar, megjithatë ka thënë se ka shumë elemente të cilat edhe duhet të përmirësohen.
Ai ka thënë se edhe nëse dihet që një sulm i tillë s’do të ndodhë kurrë më, duhet që shteti të jetë i përgatitur.
“Edhe nëse s’do të ndodhte kurrë një sulm I tillë, duhet të jenë të përgatitur”, ka potencuar Qalaj.
Ai ka thënë se Kosova s’guxon të vijë në një situatë të ngjajshme përsëri, kur grupe të tilla me armatime të rënda futen përsëri në Kosovë.
“S’guxojmë të vijmë në situatë që grupe të tilla me armatime të rënda të futen përsëri”, ka deklaruar Qalaj.



Të tjera
Si të merrni veten pas festave, me këta tre përbërës humbni deri 10 kg
Si të rrisni vetëbesimin me disa truke estetike
Përfitimet e pushimeve në këtë muaj