Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, ka vizituar sot dhomën operative për monitorimin e procesit zgjedhor, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjatë vizitës, U.D. Kryeprokurori u prit nga Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula, e cila e njoftoi atë nga afër me funksionimin dhe angazhimet e kësaj dhome operative.
Qalaj u informua mbi punën dhe aktivitetet që po zhvillohen në kuadër të monitorimit të procesit zgjedhor, me fokus të veçantë në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe parandalimin e veprave penale që cenojnë integritetin e zgjedhjeve.
Me këtë rast, U.D. Kryeprokurori falënderoi dhe inkurajoi koordinatoren Pula dhe gjithë stafin e dhomës operative për përkushtimin dhe angazhimin e tyre profesional, duke theksuar rëndësinë e rolit të Prokurorisë në sigurimin e një procesi zgjedhor të lirë, të ndershëm dhe me integritet të plotë.



Të tjera
Si të silleni me një narcist, 10 këshilla
Policia nuk lejon hyrjen e veturave nga Serbia në Kosovë përmes pikës zero në Bërnjak
Nga akt paturpësie i shtetit shqiptar si puthador i Izraelit