Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka thënë se qarkullimi i bizneseve në 6 muajt e parë të vitit 2025 ka thyer rekord prej 10.7 miliardë eurove.
Kjo sipas Muratit, paraqet rritje prej 10.3% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur kjo shifër ishte 9.7 miliardë euro.
Tutje, ai ka shkruar se si Qeveri është përkujdesur që të rrisin mbështetjen për bizneset.
Postimi i tij i plotë:
Si Qeveri jemi përkujdesur që të rrisim mbështetjen për bizneset duke:
– Përmirësuar qasjen në financa përmes rritjes së kapitalit në Fondin për Garanci Kreditore
– Subvencionuar punësimin e të rinjve përmes Superpuna
– Subvencionuar kreditë investive
– Rritur mbështetjen për sektorin e bujqësisë
– Rritur fuqinë blerëse të familjeve përmes rritjes së pagave, pensioneve, e shtesave për fëmijë
– Paguar me kohë dhe pa vonesa faturat e detyrime ndaj bizneseve.
Këto shifra zyrtare janë dëshmia më e mirë që demanton pretendimet e pavërteta të cilat shpesh na bjen t’i dëgjojmë nga disa portale e studio televizive.



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni para gjumit
Refuzohet kërkesa e Jakup Krasniqit për lirim me kusht
Kolonët e paligjshëm izr@elitë lëndojnë 15 palestinezë dhe për*dhosin një xhami në Bregun Perëndimor