Gjatë mandatit të qeverisë Kurti, të cilin e mori më 2021, Gjykata Kushtetuese ka kontestuar gjithsej 8 ligje, me arsyetimin se përmbanin nene që nuk ishin në përputhje me Kushtetutën. Në mesin e këtyre ligjeve të rrëzuara nga Kushtetuesja, janë ligji për Byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, ligji për çmimin tavan të produkteve dhe ai për Kshillin prokurorial të Kosovës.
Gjykata Kushtetuese, gjithashtu, bëri të ditur se në shqyrtim ka edhe 8 ligje të tjera, përfshirë atë për Fondin sovran, ligjin për skemat pensionale dhe ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ndërkohë, deklaratat e kryeministrit Kurti, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, por edhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi, ish-gjyqëtari i Kushtetueses Kadri Kryeziu i sheh si tejet të dëmshme.
Në anën tjetër, më 13 dhjetor PDK-ja, ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese 16 ligje të miratuara në seancën e natës së 5 dhjetorit. 15-të ligje vetëm për mënyrën se si janë miratuar, ndërsa atë për ligjin për Byronë e Konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme edhe në përmbajtje. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, ligjet e ankimuara së fundmi nuk i komentoi. Partia në pushtet tha se ligji për byronë e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme e frikëson PDK-në, deklarata këto të hedhura poshtë nga PDK-ja. Ish-kryetari i gjykatës së apelit, Hasan Shala, tha se Gjykata Kushtetuese kontribuon në reformat kushtetuese.
Por, përveç me gjykatën Kushtetuese, kryeministrit Kurti telashe i doli edhe me prokurorinë speciale duke mos iu përgjigjur ftesës së saj për intevisitim, i cili, sipas mediave ka të bëj me aferën e rezervave shtetërore.
LVV-ja që nga ardhja në pushtet është shquar për përplasje me sistemin e drejtësisë, ndërsa komentet dhe akuzat drejtuar këtij sistemi janë vlerësuar si ndërhyrje direkte e pushtetit.
Të tjera
ShBA, Trump dislokon Gardën Kombëtare në Memphis për të lu*ftuar kr*imin
Një i lënduar nga të shtënat me ar*më zj*arri në Pejë
Kurti mirëpriti ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë