Ai ka thënë se partia e tij e ka mirëpritur takimin me presidenten Vjosa Osmani dhe se janë të gatshëm e me vullnet për formimin e institucioneve të reja.
“Ne dëshirojmë të shkojmë para drejt zgjidhjes, zhbllokimit, drejt konstituimit të Kuvendit, hapjes së afateve kushtetuese për zgjedhjen e qeverisë së re, e që do të thotë përmes ndërrimit të një kandidati nga LVV që mund ta marrë shumicën”, ka thënë ai.
“Fiks një muaj më parë ne jemi mbledhur këtu në herën e parë, të gatshëm për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës dhe jemi një muaj më vonë, e shumë muaj pas zgjedhjeve, dhe jemi në bllokadën që partia që ka dal e para po vazhdon ta mbajë”, ka thënë ai.
Krasniqi ka bërë thirrje ndaj Albin Kurtit dhe LVV-së, për ndërrim të kandidatit të kryekuvendarit, duke thënë se asnjëherë nuk do t’i marrë votat e duhura me këtë praktikë.
“Është e pakuptueshme se si mund të jetë, kushdo kandidat, më i rëndësishëm se gati 1 milionë qytetarë që kanë votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit. Është e pashembulltë”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka përmendur sanksionet nën të cilat ndodhet Kosova nga BE, rritjen e çmimeve të energjisë, ndryshimin e raportit me SHBA-të, duke i quajtur si çështje që s’mund të trajtohen përderisa nuk ka institucione të reja.rtk.
Të tjera
Manchesteri ngjyroset me të kaltër, City mposht bindshëm Unitedin
Barcelona me rezultat tenistik ndaj Valencias
Vuçiq sërish e angazhoi Radoiçiqin dhe anëtarët e organizatës së tij paramilitare në tubim