Deputeti i VLEN-it Bekim Qoku dhe zëvendëskryeministri Arben Fetai janë takuar me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut Florian Qehaja.
Qoku në rrjetin social thekson se takimi i sotëm ka qenë një kafe pune e zakonshme, por duke paralajmëruar se takimi i radhës do të jetë të mërkurën e 28 majit në vendkalimin kufitarë në Jazhicë ku edhe do të lëshohet në përdorim “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
“Një kafe pune e zakonshme midis legjislativit, ekzekutivit dhe diplomacisë.
Takimin e radhës e lamë të mërkurën e 28 majit, në vendkalimin kufitar të Jazhincës, ditën kur do të hapet One-Stop-Shopi me Republikën e Kosovës”, ka shkruar deputeti Bekim Qoku



Të tjera
Djali i Sylvinhos me fanellë të Serbisë, vajza e trajnerit të Shqipërisë sqaron gjithçka
IPK-ja arrestoi 41 zyrtarë policorë sivjet, pranoi mbi dy mijë ankesa
Maqedonia e Veriut prezanton pullën postare për 100-vjetorin e lindjes së Alija Izetbegoviqit