Organizatat Integra dhe Admovere kanë kërkuar falje publike pas reagimeve për ekspozitën “Masakrat në Kosovë 1998–1999”, e cila u prezantua së fundmi në Prishtinë.
Në një reagim në Facebook, ato theksuan se qëllimi i ekspozitës ka qenë nderimi i viktimave civile dhe ruajtja e kujtesës për krimet e luftës, duke shtuar se në asnjë moment nuk kanë synuar të ofendojnë askënd.
Ekspozita u kritikua për pasaktësi në paraqitjen e disa masakrave dhe nxiti reagime nga qytetarë e figura politike. Organizatorët kërkuan falje familjarëve të viktimave dhe njëkohësisht bënë thirrje që të ndalen sulmet, kërcënimet dhe linçimet, duke kërkuar debat të qetë dhe të respektueshëm.



Të tjera
Moda për nëna: Fustani të cilin do ta pëlqeni këtë pranverë
Shmangni udhëtimet në Lindjen e Mesme
Çmimin e kësaj lufte të pakuptimtë po e paguan i gjithë njerëzimi