Spitali Univeristar i Traumës ka njoftuar se punonjë si Gardës, i cili ka qëlluar veten me armën e shërbimit, ka ndërruar jetë mbrëmjen e të martës.
Punonjësi i Gardës së Republikës, Henri Haxhiaj, ka tentuar të vrasë veten me armën e shërbimit ditën e sotme në banesën e tij në zonën e Qytetit Studenti.
Njoftimi i Policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e sotme, ku në banesën e tij në Qytet Studenti, shtetasi H. H., 37 vjeç, ka qëlluar veten me armë zjarri, ju njoftojmë se ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.
Emri i Henri Haxhirajt nuk ishte një emër i panjohur për blutë e Shtetit, por as edhe për mediat.
Në janar të 2022 emri i tij u përfol se ishte pjesë e një grupi kriminal të cilët merreshin me prodhimin e dokumentave të huaja të identifikimit, të dyshuara të falsifikuara.
Në kuadër të këtij operacioni policor në pranga ranë 4 persona, mes tyre edhe vëllai i këngëtares së njohur Sheila Haxhiraj, Henri Haxhiraj.
Sipas asaj që Policia e Lezhës bënte me dije aso kohe, Henri Haxhiraj së bashku me të tjerët kishin përfituar shuma të ndryshme monetare të cilat varionin deri në 300 mijë euro nga shtetait e huaj të cilët binin në “grackën” e këtij grupi.
Të tjera
Qeveria prezanton udhërrëfyesin për dokumentimin e dëmeve ekonomike gjatë lu*ftës – Kurti: Obligim moral dhe kombëtar
Italia mirëpret zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit
Spiunuan për Vuçiqin e Listën Serbe, arrestohen ushtaraku kroat dhe e dashura e tij nga Kosova