Kërkesa për energji elektrike nga qendrat e të dhënave në mbarë botën do të dyfishohet deri në vitin 2030, duke arritur në rreth 945 teravat-orë.
Për ta vendosur këtë në perspektivë, kjo është pak më shumë se sa konsumon aktualisht e gjithë Japonia, ndërsa kërkesa nga qendrat e të dhënave të optimizuara për inteligjencën artficiale (AI) do të katërfishohet gjatë të njëjtit periudhë, sipas një raporti të publikuar sot nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

“Me rritjen e inteligjencës artificiale, sektori i energjisë është në krye të një prej revolucioneve më të rëndësishme teknologjike të kohës sonë”, tha Drejtori Ekzekutiv i IEA, Fatih Birol.
Sipas tij, inteligjenca artificiale paraqet një mjet potencialisht jashtëzakonisht të fuqishëm, por vendimi se si do të përdoret varet nga kompanitë, qeveritë dhe shoqëria e tërësishme, thuhet në raportin e publikuar në faqen e IEA.
Vendet që duan të përfitojnë nga potenciali i inteligjencës artificiale duhet të përshpejtojnë investimet e reja në prodhimin e energjisë dhe rrjetet, të përmirësojnë efikasitetin dhe fleksibilitetin e qendrave të të dhënave dhe të forcojnë dialogun mes krijuesve të politikave, sektorit teknologjik dhe industrisë së energjisë, shton IEA.



Të tjera
Ushqimet më të pasura me antioksidantë, të cilat ju ndihmojnë të bini nga pesha
Pirja e duhanit shkakton dhimbjen e shpinës
Si të ndaloni së ngrëni thonjtë