Selimi nga Haga: Qëndrojmë ballëhapur – kemi bërë luftë çlirimtare, presim lirimin

Qëndrojmë ballëhapur – kemi bërë luftë çlirimtare, presim lirimin

Bashkëshortja e Rexhep Selimit, Shqipja ka folur para mediave pak para fillimit të seancës së sotme ku katërshja e UÇK-së do t’i thotë fjalët përfundimtare.

Ajo tha se Gjykata Speciale ka qenë e padrejtë që nga fillimi, dhe e njëjta po gjykon padrejtësisht luftën çlirimtare, njofton Klankosova.tv.

“Kjo gjykatë ka qenë e padrejtë që nga fillimi, që u themelua, dhe padrejtësisht po gjykon edhe luftën tonë. Ne si ushtarë qëndrojmë ballë hapur, sepse kemi bërë luftë çlirimtare dhe për këtë jam e bindur se edhe gjykatësit do ta shohin këtë”.

Ajo tregoi se me Rexhën ka biseduar edhe rreth kërkesës për burgim prej 45 vjetësh për secilin nga të akuzuarit.

“Kemi komunikuar dhe nuk është pritur gjë më mirë prej kësaj gjykate përveç dënimeve. Atë numër dënimesh nuk do ta pranoj gjykata, pres që ata të lirohen”, u shpreh ajo, njofton Klankosova.tv.