Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar se dy anije të tyre luftarake kanë kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe po operojnë në Gjirin Persik.
Sipas Komandës Qendrore të ShBA-së, dërgimi i këtyre anijeve ka pasur si qëllim krijimin e kushteve për pastrimin e minave detare, raporton Skynews, transmeton kk.
Kjo lëvizje vjen pas paralajmërimeve të Iranit, i cili kishte deklaruar më parë se do të sulmonte anijet amerikane nëse ato kalonin nëpër ngushticë.
Kjo situatë rrit tensionet në një nga rrugët më të rëndësishme detare për tregtinë globale të naftës, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim zhvillimet në rajon.



Të tjera
Tri metoda natyrale për të zhdukur njollat kafe të diellit
Kurti bashkë me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrimin e babait të presidentes
Salah hyn në pesë lojtarët me 250+ gola pa llogaritur penaltitë në Premier Ligë