Në ditën e parë të vitit shkollor, filloi shpërndarja e librave falas për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar, përcjell KosovaPost.
Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enke Rexhepi.
Ai ka njoftuar se aktivitetet nisën me vizitën në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë, ku kanë përshëndetur fëmijët dhe edukatorët, dhe kanë vazhduar në shkollat fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc.
“Nxënësit dhe mësuesit pritën me entuziazëm shpërndarjen e teksteve mësimore, duke theksuar rëndësinë e arsimit për të ardhmen e brezave të rinj”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.
Rexhepi tutje ka thënë se kjo mbështetje është një tjetër dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Kosovës ndaj arsimit shqip në Luginën e Preshevës dhe lidhjes së fortë kombëtare mes Kosovës dhe Luginës.
“Urime nxënësve dhe mësuesve për një vit shkollor të suksesshëm, plot dije dhe arritje!”, ka shkruar ai.
Të tjera
Putin thotë se ka arritur “dakordim” me Trump për përfundimin e luftës në Ukrainë
Lista Srpska me direktiva të Vuçiqit, Hajdaj: S’mund të pranojmë terrorizmin politik në Kuvend
“Serbia është një shtet krejt pa fuqi kundrejt…!”, avokati shqiptar i drejtohet liderëve shqiptarë – ka këtë paralajmërim