Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar propozim-vendimin për të kërkuar nga Presidentja Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për nënshkrimin e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës.
Këtë pikë e prezantoi kryeministri Albin Kurti.
“Në frymën e thellimit të raporteve dypalëshe në fushën e Drejtësisë, sot para jush paraqesim për miratim propozimin e MD që Qeveria e Kosovës t’i rekomandojë presidentes dhënien e autorizimit ministres së Drejtësisë për nënshkrimin për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me Qeverinë e Mbretërisë së Belgjikës”, tha ai.
Kurse, ministrja Gërvalla tha se kjo marrëveshje do të intensifikonte bashkëpunimin juridik në çështjet penale.
“Në shërbim të forcimit të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar në çështjet penale ka iniciuar lidhjen e marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale. Kemi zhvilluar negociatat me Ministrinë e Drejtësisë së Belgjikës dhe është arritur pëlqimi lidhur me tekstin e marrëveshjes. Qëllimi është baza ligjore dypalëshe”, tha ajo.



Të tjera
Fëmijët nuk i sëmurë i ftohti, çfarë thonë ekspertët
Qeveria e Kosovës miraton një sërë vendimesh
Haxhiu priti drejtoren e NDI-së, prioritet fuqizimi i rolit të parlamentit