Rriten shtesat për lehonat dhe pagat për shërbyesit civilë
Qeveria në detyrë e Kosovës ka marr vendim për rritjen e shtesave për lehonat e papunësuara nga njëqindeshtatëdhjetë (170) sa ishte për gjashtë muaj në treqindenjëzetepesë (325.9) euro. Ndërsa, për lehonat e punësuara përveç pagesës prej shtatëdhjetë (70%) për qind për 6 muaj nga punëdhënësi ato do të mbështeten për tre muajt e parë pas lindjes me treqindenëntëmbëdhjetë (319.5) euro. Në këtë mbledhje të sotme vendimi i tretë ishte edhe rritja e pagave për shërbyesit civilë për pesëdhjetepesë (55) euro nga muaji korrik, vendim ky i cili ishte paraparë edhe në Ligjin për Buxhet për vitin 2025.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë adresimit të tij tha se qeverisja e tij e mirë po vazhdon me politika që kanë në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit, raporton KosovaPress.
Kurti: Shtesat për lehonat e papunësuara për 6 muaj do të jenë nga 325.9 euro
“Qeverisja jonë e mirë po vazhdon me politika që kanë në qendër mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillimin e vendit. Po e nisi me lajmin e mirë për të gjitha nënat e reja qysh në fillim të mandatit qeverisës filluam skemën e shtesave për gratë lehona në nivel të pagës minimale, 6 muaj nga 170 euro për lehonat e papunësuara dhe 3 muaj nga 170 për lehonat e punësuara mbi pagesën që veçse e marrin sipas Ligjit të punës. Deri tani rreth 70 mijë nëna të reja kanë përfituar nga këto shtesa. Meqë tash e kemi pagën minimale të re është koha që kjo të reflektohet edhe tek shtesat për gratë lehona… Do të miratojmë rritjen mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro aq sa është vlera neto e pagës minimale të re. Për të gjitha nënat lehona që nga ky muaj shtesa mujore do të rritet në 325.9 euro e kjo përbënë një rritje prej 91.7% apo gati dyfishim të shtesave”, tha ai.
Kurti duke e thënë se një rritje e tillë për shtesat nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, tregoi se shtesat për nënat e reja që janë të punësuara do të rriten nga njëqindeshtatëdhjetë (170) euro në treqindenëntëmbëdhjetë (319.5) euro.
Kurti: Shtesa për 3 muajt e parë për nënat e reja të punësuara do të jetë nga 319.5 euro
“Për 6 muaj, shtesa e rritur përkthehet në 1 mijë e 955.4 euro dhe kur kësaj i shtojmë edhe shtesën mujore për fëmijën që është së paku 20 euro në muaj apo 120 për 6 muajt e parë atëherë efektivisht del që Qeveria mbështet secilën nënë të re me 2 mijë e 75 euro… Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë me këtë nivel mbështetje mund të krahasohemi me shumë shtete tjera më të mëdha e më të forta ekonomikisht. Lajmi tjetër i mirë është për gratë lehona të punësuara. Agjencia e Statistikave të Kosovës këtë javë ka publikuar nivelin e pagës mesatare për vitin 2024 e cila ka shënuar rritje të theksuar viteve të fundit duke arritur në 639 euro. Krahas, kësaj ne sot do të miratojmë pagën mesatare referuese e cila shërben për përllogaritjen e pagesës për 3 muaj në nivelin 50% të pagës mesatare që është obligim i Qeverisë për secilën lehonë të punësuar. Përveç pagesës prej 70% prej gjashtë muaj nga punëdhënësi lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje për 3 muaj të tjerë nga qeveria në vlerë 319.5 euro që është 50% e pagës minimale”, tha ai.
Në mbledhjen e sotme qeveria në detyrë mori vendim edhe për rritjen e pagave për shërbyesit civil për 55 euro, e cila do të nis së zbatuar nga muaji korrik, ashtu siç ishte paraparë në Ligjin për Buxhet për vitin 2025.
Kurti: Pagat e shërbyesve civilë i rritën dy herë nga 55 euro
“Ashtu siç e kemi thënë dhe miratuar në Ligjin e buxhetit pagat e shërbyesve publikë rriten dy herë nga 55 euro. Për të kompletuar rritjen prej 110 euro për të gjithë. Rritja e parë tashmë ka filluar së zbatuari nga janari i këtij viti, rritja e dytë do të fillojë së zbatuari nga muaji korrik siç është paraparë në Ligjin për buxhetin. Sot do të marrim vendimin për ndarjet buxhetore shtesë për të gjitha organizatat buxhetore që të mbulohet kostoja buxhetore… Bazuar në të dhënat e publikuara nga ASK vitin e kaluar paga mesatare në sektorin publik ishte 755 euro, me këtë rritje të fundit që do ta miratojmë sot paga mesatare nga muaji i ardhshëm do të arrijë në 865 euro në muaj. Kjo paraqet një rritje prej 48.1%”,theksoi ai.
Qeveria në detyrë rrit shtesat për lehona
Qeveria në detyrë ka rritur shtesat për nënat lehona, u bë e ditur në mbledhjen e ekzekutivit të enjten, më 5 qershor.
Për lehonat e papunësuara nga 170 sa ishte për gjashtë muaj, në 325.9 euro. Ndërkaq, për lehonat e punësuara u tha se përveç pagesës për 70 për qind për 6 muaj nga punëdhënësi, ato do të mbështeten për tre muajt e parë pas lindjes me 319.5 euro.
“Meqë tash e kemi pagën minimale të re është koha që kjo të reflektohet edhe tek shtesat për gratë lehona… do të miratojmë rritjen mujore të shtesave nga 170 euro në 325.9 euro aq sa është vlera neto e pagës minimale të re. Për të gjitha nënat lehona që nga ky muaj shtesa mujore do të rritet në 325.9 euro e kjo përbën një rritje prej 91.7% apo gati dyfishim të shtesave”, tha kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
“Krahas kësaj, ne sot do të miratojmë pagën mesatare referuese e cila shërben për përllogaritjen e pagesës për 3 muaj në nivelin 50% të pagës mesatare që është obligim i Qeverisë për secilën lehonë të punësuar. Përveç pagesës prej 70% prej gjashtë muaj nga punëdhënësi lehonat e punësuara do të përfitojnë mbështetje për 3 muaj të tjerë nga qeveria në vlerë 319.5 euro që është 50% e pagës minimale”, shtoi ai.
VV: Mbështetje e madhe për nënat e reja!
Nga Qershori: Shtesat mujore rriten nga 170 € → 325.9 €
+91.7% rritje
Për 6 muaj:
Shtesa për nënën lehonë të papunësuar: 325.9 € x 6 = 1,955.4 €
Shtesa për fëmijën: 20 € x 6 = 120 €
Mbështetje totale:
2,075.4 €
Këso mbështetje për nënat e reja nuk ka pasur asnjëherë më parë në vendin tonë.
E tani me këtë rritje, mund të krahasohemi edhe me shumë shtete më të zhvilluara ekonomikisht.
Murati: Gjashtë muaj nënat lehona marrin 70% të pagës, për tre muaj të tjerë do të marrin nga 390.5 euro nga qeveria
Qeveria e Kosovës ka miratuar Propozim-vendimin për përcaktimin e pagës mesatare me qëllim të kompensimit të pushimit të lehonisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se me ligjin e punës parashihet që për gjashtë muaj nënat lehona të marrin pagë prej 70% të pagës,
Pas këtyre muajve për tre muaj të tjerë nënat lehona do të marrin nga 390.5 euro nga qeveria.
“Kjo po rritë 390.5 euro, çdo grua për tre muaj do t’i marrë 390.5 euro për muaj”, tha ai.
Mbahet mbledhja e Qeverisë
Ka filluar mbledhja e Qeverise
——–
Qeveria në detyrë mblidhet sot pak para fillimit të senacës së 27-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Në njoftim nga kryeministria kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.
Në rend të ditës gjithsej janë 10 pika të cilat do të diskutohen.
Të tjera
Punonjësit e Microsoft-it protestojnë kundër kompanisë për lidhjet me luftën e Izraelit në Gaza
Dogana sekuestron cigare, duhan e produkte ushqimore të kontrabanduara në Mitrovicë e Prishtinë
Kualifikueset e Botërorit 2026, programi i Kombëtares së Shqipërisë për shtator