Ushtruesi i detyrës i ministrit të Ministrisë së Drejtësisë, Sallahu ka treguar se qeveria për pesë vjet ka shpenzuar 35 milionë euro për pagesën e avokatëve dhe shpenzimeve të tjera. Kjo sipas Sallahut po bëhet me qëllim që të akuzuarit të lirohen nga akuzat inekzistente.
“Qeveria e Kosovës, konkretisht Ministria e Drejtësisë, në vazhdimësi ka mbështetur financiarisht mbrojtjen e krerëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës. Ministria e Drejtësisë, gjatë pesë vjetëve të fundit, ka shpenzuar rreth 35 milionë euro për pagesën e avokatëve dhe shpenzimeve të tjera, me qëllim që të akuzuarit të lirohen nga aktakuzat inekzistente. Vetëm për mbrojtjen e ish-presidentit Hashim Thaçi, brenda një periudhe pesëvjeçare, shteti ka paguar rreth 6 milionë euro mbrojtje ligjore. Ne, si qeveri, jemi duke mbuluar aspektin financiar, ndërsa të akuzuarit po vuajnë mungesën e lirisë si pasojë e mbështetjes, themelimit dhe gjykimit të padrejtë nga një gjykatë që gjykon etnikisht dhe padrejtësisht”, ka shkruar Sallahu.



Të tjera
Shpresoj që zgjedhjet të rezultojnë me krijim të institucioneve
Qalaj viziton dhomën operative për monitorimin e zgjedhjeve
10 cilësitë unike të njerëzve të lindur në muajin mars