Këshilli Kombëtar për Ekonomi dhe Investime mbajti sot takim me odat ekonomike dhe prodhuesit vendorë lidhur me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, me kërkesë të Qeverisë së Kosovës.
Në takim morën pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ministrja në detyrë e Industrisë Rozeta Hajdari, drejtori i Bordit të ZRrE-së Ymer Fejzullahu, U.D. i kryeshefit Ekzekutiv të KEK-ut Gramoz Hashani dhe përfaqësues të bizneseve prodhuese.
“Qeveria e Republikës së Kosovës do të qëndrojë pranë prodhuesve në çdo sfidë që rrjedhë nga ky proces,” tha kryeministri Kurti.
Ministrja Rizvanolli shtoi se “Ministria e Ekonomisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë komunikimin dhe bashkëpunimin intensiv me bizneset, dhe veçanërisht prodhuesit, për t’i ndihmuar në përballjen me këto sfida”.
Në njoftimin e Qeverisë bëhet e ditur se u dakordua që të mbahet një takim i përbashkët mes furnizuesve të energjisë dhe kompanive që dalin në treg të hapur, për shkëmbim të informacionit dhe rritje të konkurrencës.
Drejtori i ZRrE-së, Fejzullahu, njoftoi se “nga 19 maji ZRrE ka pasur komunikime me furnizuesit e licensuar, ku gjashtë janë aktivë dhe pesë kanë dhënë oferta furnizimi.” Ai tha gjithashtu se “numri i kompanive të licensuara për furnizim me energji elektrike ka arritur në 21.”
U.D. Kryeshefi i KEK-ut, Hashani, sqaroi se kompanitë që nuk arrijnë të nënshkruajnë kontrata furnizimi duhet të lidhin kontratë me KEK-un, për të përfituar nga opsioni i furnizuesit të fundit sipas legjislacionit. 




Të tjera
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin