Qeveria e Kosovës ka miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, të propozuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, me qëllim mbështetjen e familjeve me të ardhura të ulëta gjatë sezonit të dimrit.
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se me kthimin e stinës së dimrit, programi do të riaktivizohet për të ndihmuar familjet që nuk kanë mundësi të përballojnë pagesën e plotë të energjisë elektrike.
“Me kthimin e stinës së dimrit kthehet ky program. Subvencionohen faturat e plota ose një pjesë e faturës. Ata që mund të përfitojnë janë familjet që kanë të ardhura më të ulëta se 150 euro në muaj për person. Vitin e kaluar kemi pasur mbi 80 mijë familje përfituese,” tha Murati.



Të tjera
“Dieta e kundërt” ju mundëson të hani më shumë dhe të humbni peshë
Sot Dita e Veteranit të UÇK-së
Përfundon numërimi votave për subjektet politike, LVV afër thyerjes së rekordit të vitit 2021