Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së hënës ka miratuar projektligjin për banimin social dhe të përballueshëm.
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli tha se ky është një nga zotimet kryesore të Qeverisë për të garantuar banim të dinjitetshëm për qytetarët.
“Projektligji parasheh krijimin e programeve të banimit, përmes përcaktimit të rregullave dhe procedurave për zbatimin dhe shpërndarjen e banesave, si dhe përcaktimin e kritereve të përfitimit për familjet dhe individët në nevojë. Me realizimin e këtij projekti po e përmbushim edhe një zotim tonin në mbështetje për çiftet e reja dhe familjet në nevojë në vendin tonë”, ka shkruar Pacolli në Facebook pas mbledhjes së Qeverisë.



Të tjera
Këto ushqime që porosisni në restorante kanë më shumë sheqer se çokollatat
Kurti thotë se do t’i ftojë liderët opozitarë për presidentin
Kurti paralajmëron ligj për çmimet tavan, kundërshton propozimin për heqjen e TVSh-së dhe akcizës për karburantet