Qeveria në detyrë emëron Labinot Zeqirin Kryeinspektor të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në MSH

Qeveria në detyrë emëron Labinot Zeqirin Kryeinspektor të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në MSH

Qeveria në detyrë ka emëruar Labinot Zeqirin në pozitën e Kryeinspektorit të Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se konkursi për këtë pozitë është bërë në përputhje me procedurat ligjore.

“MSH ka shpallë konkurs publik me datë  shkurt për pozitën Kryeinspektor i Inspektoratit Qendror të Shëndetësisë në MSH dhe ka zhvilluar të gjitha procedurat e rekrutimit. Konkursi për këtë pozitë është zhvilluar në përputhje me të gjitha procedurat ligjore duke garantuar parimet e barazisë, transparencës dhe meritës. Procesi i rekrutimit është organizuar në mënyrë të drejtë dhe të hapur, duke siguruar trajtim të barabartë për të gjithë kandidatët dhe duke u bazuar në kualifikimet profesionale dhe përvojën e tyre”, tha Vitia.

Pozita në të cilën është emëruar Zeqiri ka për qëllim që të fuqizojë mbikëqyrjen dhe të sigurojë zbatimin e legjislacionit në sektorin e shëndetësisë në çdo institucion shëndetësor në Kosovë.g.e.