Kosova konsiderohet si vend i sigurt për t’i kthyer personat që kërkojnë azil në vendet e BE-së

Qeveria në detyrë rrit pagën minimale

Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten ka marr vendim edhe për rritje të pagës minimale. 

Ministri në detyrë i financave ka thënë se rritja do të bëhet në dy faza.

Nga janari i viti 2026 paga minimale do të jetë 425 euro, ndërkohë nga korriku i vitit 2026 paga minimale do të bëhet 500 euro.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se pagën minimale, kur kanë ardhur në pushtet e kanë gjetur 130-170 euro.

“E rritëm në 264 euro më pastaj në 350 euro e tash ta rrisim në dy shkallë. Nga 1 janari i vitit të ardhshëm 425 euro ndërkaq nga 1 korriku i vitit të ardhshëm 500 euro”, është shprehur Kurti.