Ministria në detyrë e Financave, Punës dhe Transfereve ka marrë vendim që nga ky muaj shuma e asistencës sociale për 20 për qind për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale në Kosovë.
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati bëri të ditur sot se rritjen ekonomike dhe rritjen e buxhetit si Qeveri çdoherë e kanë ndarë me qytetarin, e sidomos siç ka shkarkuar ai me ata që kanë më së shumti nevojë.
“Prandaj, duke filluar nga ky muaj, shuma e asistencës sociale do të rritet për 20% për të gjitha familjet që janë përfituese të asistencës sociale. Nga kjo rritje përfitojnë familjet që aktualisht janë në skemën e asistencës sociale të rregullt, si dhe familjet që janë në skemën pilotuese të Reformës Sociale (SAS)”, ka shkruar Murati në Facebook.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), numri i familjeve nga skema e ndihmës sociale janë 16 mijë e 538 mijë gjatë muajit gusht 2025.
Ditë parë, Banka Botërore parashikoi rënie të rritjes ekonomike nga 3.6 për qind në 2024-tën në 3 për qind në 2025-tën për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas raportit të Bankës Botërore, rënien më të madhe është parashikuar ta ketë Kosova, që megjithatë mbetet pak mbi mesataren rajonit.
Të mërkurën, Qeveria mori vendim edhe për ndarjen e menjëhershme nga 100 euro për studentët.



Të tjera
Sinjalet që i jep trupi kur keni probleme me tiroiden
IKKL viziton Tetovën dhe Shkupin, te0më dorëzimi i materialeve arkivore
Kurti prezanton programin qeverisës, premton investime në mbrojtje, në energji, në edukim dhe në mirëqenie