Qeveria dërgon në KE agjendën e reformave mbi Planin e Rritjes

​Qeveria thyen heshtjen për letrën e BE-së, kjo është përgjigjja

Qeveria në detyrë e Kosovës ka komentuar më në fund letrën e shefit të misionit të BE-së.

Kryeministrit në detyrë Albin Kurti nga shefi i Misionit të BE-së, ambasadori Aivo Orav i ka shkuar një letër, në të cilën flitet mbi pakënaqësitë ndaj ekzekutivit në detyrë, referuar mosrespektimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme të datës 25 qershor 2025.

“Në interes të qëndrueshmërisë institucionale dhe respektimit të sundimit të ligjit, vizitorët e nivelit të lartë nga shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së do të përmbahen, përkohësisht, nga mbajtja e takimeve me kryeministrin në detyrë dhe ministrat brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa të jetë në funksion një Qeveri me mandat të plotë”, thuhet ndër tjera në letër.

Ai ka thënë se kryeministri Kurti është kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës dhe se Kryeministria është vendi i tij i punës.

“Kushdo që kërkon takim me kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, duhet të vijë në vendin ku punon kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk mbanë takime pune edhe jashtë zyrës së tij – por për këtë duhet të ketë dakordim të palëve. Takime jashtë mjediseve të kryeministrisë kanë ndodhur edhe në të kaluarën edhe gjatë kohës sa ka qenë me mandat të plotë,” ka thënë Kryeziu.