Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës, për herë të parë është bërë mbyllja perkutane e defektit interatrial në zemër, nën mbikëqyrjen e profesor Eustaquio Maria Onorato, me asistim edhe nga stafi i Klinikës së Anesteziologjisë, njoftojnë nga ShSKUK.
Bëhet e ditur se kjo procedurë mjekësore përdoret për të mbyllur një defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës (defekt interatrial).
Në vend që të kryhet një operacion i hapur në zemër, kjo procedurë realizohet përmes kateterëve të futur nëpër enët e gjakut, zakonisht nga këmbët, dhe të drejtuar deri te zemra. Procedura është minimale invazive dhe ka një periudhë më të shkurtër rikuperimi, krahasuar me operacionin e hapur.
Për të kryer një procedurë të tillë mjekësore, pacientët deri tani janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore, bëhet e ditur tutje në kumtesën për media.



Të tjera
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Llojet më të shpeshta të alergjive
SHBA ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi liderët iranianë