Pas shumë kritikave të qytetarëve, dhe presionit mediatik, Bordi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ka marrë vendim që ta kthej pagesën për parking në hapësirat e QKUK-së nga 1 euro në 50 centë.
“Sipas vendimit të ri, tarifa e parkingut është 0.50 € nga 1 deri në 60 minuta, si dhe 0.50 € për çdo orë të qëndrimit (€/h)”.
Në fillim të muajit shkurt Bordi i ShSKUK-së miratoi rregulloren e re për Shfrytëzimin e Parkingut në Hapësirat е QKUK-së në të cilën u mor vendimi që qytetarët të cilët futen me vetura në QKUK të paguajnë nga 1 euro për qëndrim deri 1 orë.



Të tjera
Sllovaki-Kosovë shiten të gjitha biletat, “Dardanët” paralajmërojnë tifozët
Këto janë çmimet e derivateve në Kosovë
Prej këtyre ushqimeve mund të krijoni varësi