Qytetarët kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen e kanalizimeve në rrugën B deri te rrethi i rrugës C në Prishtinë.
Në redaksinë e Telegrafit ata janë ankuar duke deklaruar se problemet me sistemin e kanalizimit po shkaktojnë vështirësi të mëdha në përditshmërinë e tyre, duke përfshirë erërat e pakëndshme, vështirësi në kalim në atë pjesë.
E së fundi një reagim mbi situatën e ka bërë edhe Komuna e Prishtinës, ku thuhet se do të ndërhyjnë në rrjetin e kanalizimit në Rrugën B.
Komuna njofton se gjatë kësaj periudhe do të ketë pengesa të përkohshme në qarkullim, ndërsa trafiku do të orientohet sipas nevojave të punimeve dhe udhëzimeve në terren.
“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin, ndërsa vazhdojmë me përmirësimin e infrastrukturës së qytetit tonë”, theksohet në njoftim./Telegrafi/
Të tjera
Protestë në përkrahje të ish-luftëtarëve të UÇK-së në Hagë
Janë shpërngulur 629 nxënës nga Kosova
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës