Njësiti rajonale i trafikut rrugor Gjilan falë bashkëpunimit me qytetarë ka identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, në bazë të video incizimi të pranuar në e-mail adresën zyrtare, shihet duke bërë tejkalim të parregullt, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në trafik dhe bie ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.
Policia ndaj këtij kundërvajtësi ka shqiptuar gjobë në vlerë prej 200 euro, dy pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej 3 muaj.



Të tjera
Ylli i ri i Realit do të marrë një ‘ndalesë’ nga kompeticioni evropian, nëse luan ndaj Cityt
Qytetarja nga Suhareka gjen 300 euro në tokë dhe i dorëzon në polici
Noti, ndër sportet më të rëndësishme për shëndetin