Disa qytetar kanë filluar linçimin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë përmes komenteve në rrjetin X, pasi ambasada njoftoi se ShBA-ja e ka pezulluar për afat të pacaktuar Dialogun Strategjik me Kosovën.
Duke shkruar në gjuhën angleze, dikush shkroi: “Në rregull, tani vazhdojeni dialogun strategjik me Vuçiqin, pas takimit që ai e pati me Kinën e Rusinë.”
“Amerikë, sa shumë ke rënë”, vlerësoi dikush me emrin Adrian.
Valoni iu ka ambasadës tek orientimi seksual, edhe pse tema është diçka tjetër. “Ju jeni homoseksualë”, shkroi ai.
“Ju dëshironi që ta instaloni Serbinë brenda Kosovës, por kjo nuk do të ndodhë”, shkroi dikush me emrin abstrakt “Freedom”.
Të tjera
ShBA, Trump dislokon Gardën Kombëtare në Memphis për të lu*ftuar kr*imin
Një i lënduar nga të shtënat me ar*më zj*arri në Pejë
Kurti mirëpriti ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë