Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla u pyet nga autori Leonard Kerquki lidhur me votat e Listës Guxo.
Kerquki theksoi se “votat janë të Albin Kurtit”, duke pyetur pse Lista Guxo nuk ka garuar e vetme.
Në përgjigje, Gërvalla tha se qytetarët kanë kërkuar që të vazhdohet partneriteti me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Kemi biseduar me qytetarët për mënyrën se si të shkojmë në zgjedhje. Ata na kanë inkurajuar që të mos e prishim partneritetin që e kemi pasur të jashtëzakonshëm gjatë katër viteve të qeverisjes”, tha ajo në emisionin “Pressing” në T7.
Gërvalla shtoi se në këto zgjedhje komunale, qytetarët e Republikës do të kenë mundësinë për herë të parë të votojnë për kandidatë për kryetarë komunash dhe për asamble nga Lista Guxo.
“Është hera e parë që marrim pjesë me kandidatët tanë, andaj edhe angazhimi ynë është në disa komuna”, theksoi ministrja në detyrë.
Të tjera
Çka mendon Gërvalla për Rexhep Selimin – mohon të ketë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale
Protestojnë 6 redaktorë të RTK-së, Menaxhmenti: Nesër dalim me qëndrim
Rusia, Kina e Irani po përpiqen të destabilizojnë Ballkanin – Kosova nuk flirton me fuqi malinje