Kryeministri Albin Kurti ka adresuar akuza të rënda ndaj mediave në Kosovë.
Ai, në seancën e sotme të Kuvendit, tha se raportimet për “financime me thasë parash janë kërcënim i drejtpërdrejtë për integritetin e debatit publik”.
Sipas tij, një qytetar i dezinformuar nuk është një qytetar i lirë, por është i manipuluar. Siç tha Kurti “ky manipulim po vjen nga armiqtë tanë, të cilët po gjejnë argatin brenda Kosovës”.
Ai tha se Ligji për Këshillin e Pavarur që do ta dërgojnë në Kuvend nuk është për të kontrolluar mediat, por për ta mbrojtur atë nga kapja.
“Fjala nuk mund të jetë e lirë nëse është e kapur nga interesat e fshehta. Raportimi për financime me thasë parash nuk janë vetëm një problem i etikës profesionale, por janë një kërcënim i drejtpërdrejtë për integritetin e debatit publik. Kur paraja hyn në mënyrë të padukshme, ajo nuk blen vetëm hapësirë mediatike, por blen ndikim, orienton narrativën dhe në fund deformon perceptimin e qytetarit. Një qytetar i dezinformuar nuk është një qytetar i lirë, por është i manipuluar dhe, siç tregojnë raportet, ky manipulim po vjen direkt nga armiqtë tanë, por fatkeqësisht po gjejnë edhe argatin e tyre brenda vendit tonë. Ne nuk kemi asnjë interes të kufizojmë mediat, përkundrazi kemi interes që ato të jenë më të forta, por pavarësia nuk mund të ndërtohet mbi fshehtësi që financojnë shpifjen dhe dezinformimin. Liria editoriale duhet të jetë e garantuar, por ajo duhet të shoqërohet me transparencë të plotë të pronësisë dhe financimit”, tha ai.



Të tjera
Gjermania mbështet FSK-në me donacion 3 milionë euro
Gjashtë shenja alarmante të mungesës së proteinave në trup
Ministri i jashtëm turk dhe homologu gjerman diskutojnë përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme