Qytetarët protestuan kundër çmimit të rrymës, Mekuli: Këto nuk janë protesta qytetare, por…

Rritja e çmimit të energjisë për rreth 16 për qind u kundërshtua përmes protestave në Prishtinë më 11 prill.

Qindra qytetarë kërkuan anulimin e vendimit të miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Të prekur nga shtrenjtimi, ata e shohin këtë masë si një barrë të padurueshme për jetesën e tyre.

Gëzim Mekuli, njohës i shkencave të mediave dhe retorikës, ka thënë se protestat e fundit në Kosovë kundër rritjes së çmimit të energjisë duken të motivuara politikisht, jo qytetarisht.

Ai thotë se në Europë nuk protestohet për këtë; kërkohet zgjidhje.

Tutje Mekuli pohon se, përkundrazi, opozita dhe qarqe afër Beogradit po e keqpërdorin situatën për përfitime politike. ZRRE është institucion i pavarur dhe çdo rritje reflekton kosto reale, jo vendime politike. Këto protesta janë pjesë e një loje destabilizuese, jo një zë i vërtetë qytetar.

“Protestat” në Kosovë kundër shtrenjtimit të energjisë janë qesharake dhe të porositura politikisht. Në një kohë kur bota po përballet me kriza energjetike e ekonomike të vitit 1933, të nxitura nga lufta në Ukrainë, inflacioni global dhe varësia ndaj burimeve të mëdha energjetike, askund në Europë nuk shohim qytetarët duke protestuar për diçka që nuk është në dorën e qeverive të tyre, e mos të flasim për protesta për “rritjen e energjisë elektrike”.

As në Gjermani, as në Norvegji, nuk protestohet për çmime që përcaktohen nga tregu ndërkombëtar, por kërkohet zgjidhje përmes politikave të përgjegjshme. Në Kosovë, përkundrazi, opozita, mediat dhe qarqet e afërta me Beogradin po keqpërdorin ndjeshmërinë e qytetarëve për përfitime politike. Kjo nuk është protestë për qytetarët; është një skenar i orkestruar nga ata që s’i pajtohen me luftën kundër korrupsionit dhe kontrollit në veri që po e bën qeveria Kurti.

Tutje, ai shprehet Protestat për rritjen e energjisë në Kosovë nuk janë reagim qytetar, por tentativë e opozitës dhe qarqeve anti-shtet për të destabilizuar vendin. Në një kohë kur ZRRE si institucion i pavarur reflekton kriza globale, kërkesat politike janë absurde.

Ai shton se ky është një teatër i stërpërdorur nga ata që nuk e pranojnë një qeveri që lufton korrupsionin dhe vendos rend në veri. Qytetarët meritojnë transparencë dhe kritikë të ndershme – jo manipulim dhe protesta të porositura.

“Këto nuk janë protesta qytetare; janë skenarë të njohur të destabilizimit, të orkestruara nga ata që nuk e përtypin dot faktin që sot kemi një qeveri që lufton korrupsionin, vendosë rend në veri dhe i qëndron interesit publik mbi gjithçka tjetër. Për më tepër, e them edhe njëherë, kur ZRRE është institucion i pavarur, që funksionon mbi baza teknike dhe jo politike, është absurde të kërkosh llogari politike për vendime që burojnë nga realitete planetare të pamohueshme.

Kjo është një përpjekje e dëshpëruar e ATYRE për të ruajtur privilegjet e humbura.

Është një teatër politik i vjetruar, ku aktorët janë gjithnjë të njëjtët: parti (opozitë) që nuk kanë vizion, dhe media të zbrazura nga çdo përmbajtje, që sot janë kthyer në megafonë të frustrimit personal e interesave të padukshme personale.

Ja po i thjeshtëzoj disa nga problemet kryesore që ndikojnë te qytetarët dhe protestat politike:

Shumë njerëz mendojnë ende me logjikën e socializmit, edhe pse jetojmë në kohën e tregut të lirë dhe krizave ekonomike e energjetike.

Mediat dhe grupet e financuara nga opozita dhe armiqtë fqinjë manipulojnë opinionin publik.

Standardi i jetesës është shumë i ulët, dhe kushtet janë të vështira për shumicën.

Shumë familje ngrohen me rrymë dhe mendojnë se mund ta përballojnë muajin me vetëm 60€, gjë që është joreale.

Këto janë disa arsye që ndikojnë te pakënaqësia, edhe pse protestat për çmimin e energjisë nuk kanë shumë kuptim, sepse energjia importohet dhe çmimin e cakton shitësi.

Konsekuent deri në fund; Duhet kritikë, vetëdije e lartë dhe protesta kundër protestave të porositura partiake, që duan shkatërrimin e Republikës së Kosovës”, përfundon ai